Kjo është arsyeja pse policia bllokoi rrugën afër Kazermës ‘Adem Jashari’

Policia e Kosovës bllokoi sot për qarkullim rrugën në afërsi të Kazermës ‘Adem Jashari’. E gjithë kjo pasi dyshohet se një qytetar hasi në një mjet të dyshimtë pikërisht në këtë anë të vendit.

I kontaktuar nga Indeksonline, zëdhënësi i policisë Daut Hoxha tha se raportohet që një qytetar ka hasur në një mjet të dyshimtë dhe i njëjti e ka marrë mjetin duke e futur në bagazhin e automjetit të tij dhe e ka dërguar për dorëzim tek Forca e Sigurisë së Kosovës.
“Janë informuar të gjitha njësitet relevante dhe Policia e Kosovës është në vendin e ngjarjes. Rasti po trajtohet nga kompetentët dhe nuk ka arsye për shkaktim të ndonjë forme të panikut apo shqetësim për qytetarët”, shtoi Hoxha./Indeksonline/

