11:41 / E Enjte, 04 Tetor 2018 / indeksADMonline

Kjo është arsyeja pse Reali i gëzohet fitores së Barçës ndaj Tottenham

Fitorja e Barcelonës (2-4) në “Wembley” me Tottenham Hotspur ka gëzuar presidentin e Realit të Maddridit, Florentino Perez. Mund të duket pa kuptim, por analiza që bën “El Mundo Deportivo” të bën ta besosh. Skuadra londineze pësoi humbjen e dytë radhazi në fazën e grupeve të Championsit, pas disfatës me përmbysje ndaj Interit në “San Siro”.

Kjo do të thotë se mundësitë për të kaluar në fazën tjetër janë minimizuar (Barça dhe Interi kryesojnë më pikë të plota, 6), kështu që ekipi i Pochettinos duhet të përgatitet për një tronditje të madhe si në aspektin sportiv dhe në atë financiar. Në këto kushte, drejtuesit e klubit do të kenë më shumë presion për të shitur “yjet” e skuadrës, veçanërisht sulmuesin Harry Kane, i cili është objektiv parësor i Realit të Madridit për sulmin.

Perez, nëse Tottenham nuk do të arrijë të jetë pjesë e 16 skuadrave më të mira të Europës, pritet të paraqesë një ofertë që në merkaton e janarit për sulmuesin kryesor Spurs-ave dhe të “Tre Luanëve”. Ndryshimet e fundit në rregulloren e FIFA-s, nuk e pengojnë 25-vjeçarin të kontribuojë në Champions edhe me një skuadër të re pas janarit.