75 Mall Live Search
09:23 / E Enjte, 29 Prill 2021 / AR

Kjo është arsyeja pse Reese u trajtua ndryshe nga Britney pas ndarjes nga bashkëshorti

Reese Witherspoon ka folur publikisht për mënyrën se si mediat e kanë portretizuar Britney Spears si ‘vajzë të keqe’ për vite me radhë.

Witherspoon dhe Spears u ndanë nga bashkëshortet në të njëjtën kohë, transmeton Indeksonline.

“Më kujtohet mirë që atë kohë më ndiqnin kudo fotografët. Pavarësisht nëse shkoja të bëja pazar ata gjithmonë ishin aty” tha ajo.

Të gjitha këto situata e bën që aktorja të ndërroj vendbanim ku fëmijët rriten në një vend më të qetë.

Witherspoon e di që mediat e trajtuan ndryshe nga Spears. Ajo tha se gratë si Britney Spears, Paris Hilton dhe Lindsay Lohan u portretizuan si “të këqija”, ndërsa gratë si ajo dhe Jennifer Garner u etiketuan si “të mira”.

“Po sikur media të kishte vendosur që unë të isha diçka tjetër? Unë do të isha në një pozicion krejtësisht të ndryshëm. Unë dua të them se janë vendimet e mia ose zgjedhjet e karrierës që bëra, por dukej si shumë arbitrare që caktohet rastësisht, jo sipas një rregulli të paravendosur”./Indeksonline/