Kjo është arsyeja që ende De Bruyne nuk ka rinovuar kontratë me Man Cityn

Man City dhe De Bruyne ende nuk kanë rënë dakord për të rinovuar kontratë së bashku.
Edhe pse këto ditë flitej se mesfushori belg do të firmoste me Man Cityn, kjo nuk po ndodhë ende si shkak i agjentit të tij, shkruan IndeksOnline
Agjenti i De Bruyne, Patrick De Koster u arrestua të enjten dhe po mbahet nga autoritetet belge.
Sipas gazetave në Angli, thuhet se kjo bllokadë vjen si pasoj e mos përputhjes në financat e agjentit të De Bruyne, skandal ky që ndodhi qysh në vitin 2019.
