75 Mall Live Search
21:32 / E Premte, 24 Janar 2025 / MSH

Kjo është arsyeja se pse Xheneta është lart në rënditje me vota

Sonte po mbahet finalja e edicionit të tretë të “Big Brother VIP Kosova”.

Spektakli nisi me plot befasi, teksa nga e premtja e kaluar, shikuesit kanë pasur mundësinë të votojnë për personin që mendojnë se duhet të fitojë këtë edicion.

Në finalen e madhe të Big-ut, garën për çmimin e madh po e bëjnë: Xuxi, Xheneta, Driloni, Sara dhe Vullneti.

IndeksOnline raporton se deri më tani, në votat e grumbulluara po prijnë Xheneta dhe Driloni.

Teksa të gjithë kanë në krah fansat e tyre e të banorëve me të cilët bënë aleanca, Xheneta po përkrahet me vota edhe nga fansat e Gjestit.

Pavarësisht se Gjesti ka deklaruar se nuk do të vazhdojë lidhjen me Xhenetën jashtë shtëpisë, fansat e tij duket se po përkrahin Xhenetën për hir të lojës së saj dhe relacionin që pati me artistin nga Peja./IndeksOnline/