Kjo është banderola e mjerë në stadiumin e Qipros

Po luhet ndeshja Qipro – Kosovë, e vlefshme për xhiron e dytë të Ligës së Kombeve.
Kosova është duke udhëhequr me rezultatin 2-0, me golat e Vedat Muriqit në minutën e 9-të dhe të 21-të.
Gjatë ndeshjes në stadiumin e Qipros janë shfaqur banderola nacionaliste.
‘’Kosova është Serbi’’, shkruhej në njërën prej tyre. /IndeksOnline/
