75 Mall Live Search
12:32 / E Martë, 03 Nëntor 2020 / OSH

Kjo është banesa ku jetonte shqiptari që kreu sulmin terrorist në Vjenë

Mediat në Austri kanë publikuar disa fotografi të realizuara në vendbanimin e Kujtim Fejzullahit, i cili u konfirmua nga Ministria e Mbrojtjes se ishte një nga sulmuesit e mbrëmshëm në Vjenë.

Pas sulmit, banesa ku ai banonte është bastisur nga forcat e rendit. Ai thuhet se ka jetuar në një pronë komunale të strehimit në mes të qytetit të Danubit.

Në orën 1.30 të mëngjesit, banorët u zgjuan nga një shpërthim, ku policia kishte përdorur eksploziv për të përdorur një ngarkesë shpërthyese për të arritur në banesën e atentatorit, i cili ishte qëlluar rreth katër orë para Ruprechtskirche.

“Të gjithë e kemi dëgjuar zhurmën. Ka gjithnjë trazira – por diçka e tillë më ka shtangur,” i tha një fqinj ‘’Heute’’.

“Nuk e dija se çfarë po ndodhte. U ngrita dhe vrapova drejt te dera dhe shikova jashtë. Unë pashë vetëm figura të zeza sepse nuk kisha syzet”, tha Kevin S.

Ndërkohë që hetimet me këtë rast janë ende duke u zhvilluar.