75 Mall Live Search
16:08 / E Shtunë, 05 Mars 2022 / OSH

Kjo është biseda e plotë mes Ramës dhe Zelenskyt (VIDEO)

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka publikuar në Facebook një pjesë të bisedës së tij me presidentin e Ukrainës, Volodymir Zelensky.

Në bisedë dëgjohet Rama teksa i thotë presidentit ukrainas se do të donte të bënte më shumë për të ndihmuar Ukrainën në këto momente të vështira.

Për këtë bisedë njoftoi përmes Twitter vetë Zelensky i cili tha se e vlerëson ndihmën dhe mbështetjen e Shqipërisë.

“Pata një bisedë telefonike me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Folëm për luftën me pushtuesit rusë dhe punën e përbashkët në OKB. Ne e vlerësojmë ndihmën praktike dhe mbështetjen e Shqipërisë në këto kohë të vështira. Ne po bëjmë gjithçka që t’i japim fund luftës”.

Biseda e plotë mes tyre:

Rama: Alo?

Zelensky: Alo, Kryeministër.

Rama: Po

Zelensky: Jam Presidenti i Ukrainës

Rama: Z. President, si jeni?

Zelensky: Faleminderit shumë, z. Kryeministër, faleminderit për këtë telefonatë

Rama: Jo, faleminderit juve. Nuk dua t’ju përsëris atë çka po thotë e tërë bota për ju, por thjesht po ju them se do të doja të mund të bëja më shumë për ju, për vendin tuaj! Dhe uroj që të triumfoni.