75 Mall Live Search
19:09 / E Shtunë, 02 Mars 2019 / indeksADMonline

Kjo është breshka më e vjetër në botë, ka përcjellë 39 presidentë amerikanë

E lindur më 1832, kjo breshkë tanimë mban rekordin botëror si ndër më të vjetrat në rruzullin tokësor, pasi këtë vit do të mbush 187 vite jetë.

Ajo mbetet pas breshkës tjetër eTu Malila, e cila kishte jetuar 188 vjet (1777-1965), transmeton Indeksonline.

Kjo breshkë e quajtur Jonatani gjatë jetës së saj ka përjetuar dy luftërat botërore, revolucionin francez, shtatë monarki në fronin britanik dhe 39 presidentë amerikanë.

Duke qenë kafsha më e vjetër e gjallë, Jonatan ka kaluar rekordin edhe të njeriut më të vjetër në botë, për 65 vite.

Mosha më e madhe e një njeriu në botë në 122 vite e 144 ditë mbahet nga Jeanne Calment (1875-1997) nga Franca. /Indeksonline/