75 Mall Live Search
20:00 / E Shtunë, 10 Mars 2018 / indeksADMonline

Kjo është bukuroshja që rrembeu kurorën e Miss Pejës 2018 (Foto)

Sonte qyteti i Pejës ka zgjedhur bukuroshën dhe bukuroshin e këtij viti, Miss dhe Mister Peja 2018.

Kjo garë e cila u organizua nga agjencioni “Kiki Models” mori një vëmendje të veçantë, ndërsa pas një pune të gjatë përfundoi me sukses.


Ky konkurs bukurie u mbajt në Teatrin “Istref Begolli” ndërsa pas një spektakli të gjatë dhe një gare të fortë, doli të triumfojnë Ela Haliti dhe Ernol Qoraj.

Dy të kurorëzuarit morën urime të shumta, teksa me plotë meritë ata arritën të dalin të parët. Me një bukuri natyrale, simpatike e me linja trupore perfekte ishte Ela ajo që mori e gjithë vëmendjen, prandaj edhe do ta mbajë këtë kurorë për një vit./Indeksonline/