Kjo është cilësia e ajrit sonte në Prishtinë
Prishtina po vazhdon të përballet me cilësi jo të mirë të ajrit.
Bazuar në të dhënat e fundit të ‘IQ AIR’ , kryeqyteti i Kosovës sonte renditet në vendin e 54-të për nga cilësia e ajrit në botë.
Sipas të dhënave të fundit, vlera e nivelit të grimcave të dëmshme PM, në Prishtinë është 64 njësi, raporon IndeksOnline.
Kjo vlerë cilësohet mesatarisht e dëmshme për shëndetin e njëriut.

Ditë me parë Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka ngrit shqetësimin për ndotjen e ajrit në vendin tonë, duke e cilëaur shumë të rëndë për shëndetin e njeriut.
Sipas shifrave të fundit zytare, në Kosovë brenda një viti vdesin mbi 1 mijë persona për shkak të ajrit të ndotur. /IndeksOnline/

