75 Mall Live Search
11:54 / E Premte, 07 Qershor 2019 / indeksADMonline

Kjo është data e meçit mes kosovarit dhe djalit të Arkanit, Haradinaj ia ndaloi të ndeshet në Beograd

Petrit Mazrekaj është boksieri që ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve kohët e fundit, pasi u konfirmua se do të ndeshet me birin e kriminelit serb, Arkan, Velko Razhnjatoviq. Ai ka konfirmuar se meçi do zhvillohet me 31 gusht 2019.

Sigurisht se për kosovarin ky do të jetë meçi më domethënës në karrierën e tij, derisa ai ka një bilanc prej 17 fitoreve e zero humbjeve, 13 prej të cilave i ka mbyllur me nokaut.

Ishte vetë Razhnjatoviq ai që kishte kërkuar të ndeshet me 27-vjeçarin nga Kosova, me këtë të fundit që e pranoi ofertën me kënaqësinë më të madhe.

Ka pasur shumë spekulime rreth datës së saktë dhe lokacionit ku zhvillohet meçi.