18:17 / E Mërkurë, 06 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Kjo është data kur publikohet kënga e Sabri Fejzullahut me Leonora Jakupin

Këngëtari legjendar i muzikës shqiptare Sabri Fejzullahu njihet për karrierën e tij të bujshme muzikore.

Ai edhe pse tashmë në moshë, vazhdon të jetë shumë aktiv në publikimin e projekteve të reja muzikore.

Madje së fundmi ka qenë këngëtarja Leonora Jakupi që ka paralajmëruar bashkëpunim me legjendën Sabriano.

“ ‘Simpatia e shkollës’ është kënga e cila do të publikohet ditën e premte në orën 18:00 me legjendën e muzikës tonë Sabri Fejzullahu. Dua sinqerisht dhe pafundësisht të falënderoj Sabrianon për dashurinë pozitivitetin dhe motivimin që ai më jep, jo vetëm mua por të gjithë kolegëve dhe publikut anekënd!”: ka shkruar ndër të tjera Leonora Jakupi në njoftimin e saj.

Kënga “Simpatia e shkollës”, pritet të jetë një super hit dhe do të lansohet me datën 8 Nëntor, e premte në orën 18:00. /Indeksonline/