75 Mall Live Search
21:31 / E Enjte, 29 Maj 2025 / Gj. Sh

Kjo është deklarata e delegatit Milovan Djukanovic në CAS, për ndeshjen Rumani – Kosovë

Delegati i ndeshjes Rumani – Kosovë, Milovan Djukanovic ka deklaruar në CAS se nuk ka dëgjuar thirrjet ”Kosova është Serbi” në stadium, nga tifozët rumunë.

Deklarata e malazezit e dhënë për Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv – CAS, është publikuar nga mediumi rumun, “GSP”, shkruan IndeksOnline.

Sipas asaj që raporton ky medium, delegati i kësaj ndeshje, Milovan Djukanovic kishte dalë në fushë për të verifikuar pretendimet e lojtarëve të Kosovës të cilët kishin thënë se ka pasur thirrje, “Kosova është Serbi”, por nuk kishte degjuar këto thirrje.

“Dola në fushë për të parë nëse kishte thirrje të tilla, siç kishte kërkuar sekretari i përgjithshëm i ekipit të Kosovës, por kur shkova në fushë, nuk dëgjoheshin thirrje të tilla.

Rreth orës 00:40, gjyqtari u takoi me kapitenët dhe trajnerët e të dy ekipeve dhe u tha atyre se kishin 5 minuta kohë për t’u rikthyer në fushë, pas së cilave ose do të rifillonte ndeshjen, ose do t’i jepte fund ndeshjes.

Pas tre minutash, lojtarët e Kosovës filluan të largoheshin nga dhomat e zhveshjes dhe stadiumi, dhe shkuan në autobusin e tyre për të braktisur ndeshjen.

Gjyqtari dha vërshëllimën e fundit në orën 00:51”.”, ka deklaruar Djukanovic në CAS.

Kujtojmë që ndeshja Rumani – Kosovë, e zhvilluar më 15 nëntor të vitit 2024 ishte ndërprerë pak minuta para fundit, ku futbollistët e Kosovës nuk pranuan të dalin nnë fushë, pas thirrjeve ”Kosova është Serbi” nga tifozët rumunë.

Kjo i kushtoi ”Dardanëve” pasi rezultati ishte 0-0, derisa UEFA vendosi që Rumania ta fitonte ndeshjen në tavolinë, me rezultat zyratr 3-0.

Federata e Futbollit të Kosovës u ankua në gjykatën e arbitrazhit sportiv (CAS), por vendimi mbeti i pandryshuar./IndeksOnline/