75 Mall Live Search
23:01 / E Enjte, 27 Qershor 2019 / indeksADMonline

Kjo është deklarata e Mirel Joses pas barazimit me St Josephs

Trajneri i FC Prishtinës, Mirel Josa, në një prononcim për Radio Televizionin e Kosovës, pas barazimit te skuadrës së tij me St Josephs, shprehet i zhgënjyer më lojën e skuadrës së tij.

Prishtina dhe St Josephs sonte barazoi 1-1, në ndeshjen e parë para-kualifikuese për Europa League.

Tekniku shqiptar tha se është i kënaqur më lojën që treguan të përzgjedhurit e tij. Sipas Josës, skuadra e tij shpërdoroi rastet në pjesën e parë.

“Nuk mund të thuash lojë shumë e mirë, lojë shumë e mirë është kur i ke gjihë komponentet. Ne shpërdoruam në pjesën e parë. Hasem në një skuadër shumë të kujdesshme mbrapa, e cila nga një pakujdesi e jona barazuan rezultatin. Unë nuk jam i kënaqur nga lojë, sepse duhet të ishim të më të qetë në pjesën e dytë të lojës, por neve na dëmtoi edhe largimi i Alban Shiloves”, tha Josa.

Ai ka shtuar se Prishtinën në ndeshjen e kthimit e pret një sfidë tejet e vështirë.

“Ne duhet të mendojmë për ndeshjen e kthimit, do ta kemi një ndeshje të vështirë, sepse kjo skuadër u mbrojt shumë mirë, por them se atje do të jetë krejt ndryshe”, theksoi strategu shqiptare.