Kjo është deklarata e Munishit pasi e mposhti Arbërinë

Ballkani arriti të fitojë ndeshjen në udhëtim ndaj Arbërisë me rezultatin final në 2:4, takim ky që i takoi rundit të gjashtë në Superligën e Kosovës në futboll.
Arbëria ishte më e mirë në pjesën e parë ku edhe e hapi serinë e golave, po ishte skuadra e Munishit që në pjesën e dytë tregoi vendosmëri dhe e fitoi takimin, shkruan IndeksOnline
Pas ndeshjes foli edhe tekniku i Ballkanit, Ismet Munishi, ku tha se futbollistët e tij iu qasën kësaj ndeshje deri në 120%.
“E kemi ditur që do të jetë një ndeshje e vështirë, pasi që rezultatet e Arbërisë nuk janë të rastësishme. Ndeshje i’u kemi qasur me angazhim pothuajse 120% dhe jam i kënaqur me paraqitjen e secilit futbollistë, sikurse të atyre që startuan, po ashtu edhe të atyre që u inkuadruan në lojë”.
“Krahas fitores jam i kënaqur që edhe Mevlan Zeka po rikthehet në formën e duhur dhe po tregon që është një futbollist cilësor. Ne kemi nevojë për të dhe secilin futbollistë, pasi që kemi orarin e ngjeshur të ndeshjeve dhe na duhet freski”, deklaroi Munishi