18:36 / E Hënë, 18 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Kjo është deklarata e Shqipe Pantinës për bisedën e Viber-it dhe “kryqëzimin” e Aida Dërgutit

Shqipe Pantina ka vazhduar të flasë për mospajtimet brenda LVV-së.

Ajo ka folur edhe për fyerjet e bashkëpartiakes së saj, Aida Dërgutit kundrejt liderit shpirtëror të VV-së, Albin Kurti.

Pantina është shprehur kundër veprimeve të Kurtit.

“Aida u kryqëzya. Kur shoh se si një njeri, si një aktiviste, një punëtore që i ka ofru kaq shumë të linçohet. Ka pasur edhe shumë çështje të tjera që është dashur të diskutohen.”, ka thënë ajo, transmeton Indeksonline.

Tutje, Pantina ka komentuar publikimin e bisedës së viber-it, duke thënë se kushdo që e ka publikuar ka pasur qëllim për ta dëmtuar VV-në.

“Unë nuk besojë se dikush nga jashtë na ka përgjuar, në atë grup janë 32 deputetët, Kokmunikimet tona nuk janë të fshehta, mënyra si u hodh në publik qëllim keq jo ndaj zonjës Dërguti sa është dëmtuar LVV unë mendojë se nuk ia do të mirën VV”, ka deklaruar ajo.