75 Mall Live Search
17:56 / E Enjte, 17 Shtator 2020 / indeksADMonline

Kjo është deklarata e trajneres së Kosovës para ndeshjes me Estoninë

Nesër me fillim nga ora 19:00 do të zhvillohet takimi ndërmjet Kosovës dh Estonisë në kategorinë e vajzave, duel ky në kuadër të kualifikimeve për Euro 21.

Para takimit të nesërm, ka folur edhe teknikja e Kombëtares së Kosovës për vajzat, Afërdita Fazlija  ku tha se nesër lluajnë për fitore, por që duhet të bëjnë kujdes gjatë ndeshjes, shkruan IndeksOnline

Ajo vazhdon tutje, ku thotë se çdo skuadër e kërkon kualifikimin, por që kanë edhe pesë ndeshje për të zhvilluar deri në fund.

“Është normal se secila Kombëtare e dëshiron kualifikimin. Për ne ka qenë obligim që të jemi në grup në vendin e tretë dhe të katër, në baze të rrethanave ne përsëri jemi ne objektiv, kemi edhe pesë ndeshje para vetit”, tha ajo.