75 Mall Live Search
12:54 / E Diele, 03 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Kjo është deklarata e trajnerit të Reims për Zenelin

Trajneri David Guion e ka lavdëruar Arbër Zenelin, i cili debutoi nga stoli në fitoren e Reims 2-1 kundër Marseille të shtunën në Ligë 1.

Tekniku i Reims, thotë se është fantastike sesi kosovari është përshtatur me grupin e lojtarëve brenda javës.

“Ne kemi bërë një transfer të së ardhmes. Zeneli bëri një javë me ne. Ai qe në gjendje të adaptohet me grupin”, tha Guion për lojtarin e Kosovës.          

Ai foli edhe për aftësitë e futbollistit më të mirë të Kosovës për vitin 2018.

“Ai është djalosh me teknikë interesante”, përfundoi Guion. /Indeksonline/