10:49 / E Martë, 04 Shtator 2018 / indeksADMonline

Kjo është deputetja që iu përkeqësua gjendja në Kuvend

Deputetes së Kuvendit të Kosovës, Mexhide Mjaku-Topalli, iu është keqësuar gjendja shëndetësore pak para nisjes së seancës së jashtëzakonshme.

Ajo është nxituar për në spital por shumë shpejt ka rimarr veten dhe është rikthyer në holl të Kuvendit.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, më herët ka thënë se seanca e Kuvendit ka filluar me vonesë për shkak të gjendjes së deputetes.

“Një deputete ka pasur probleme shëndetësore. Dhe dy deputetë tjerë e kanë shoqëruar”, ka thënë Veseli.