13:05 / E Diele, 15 Shtator 2019 / indeksADMonline

Kjo është dhurata luksoze që ‘Pajtesa’ e mori për ditëlindje

Aktorja nga Kosova, Fiona Gllavica e cila për publikun njihet me rolin ‘Pajtesa’ në serialin ‘Çka ka shpija’ së fundmi e ka festuar ditëlindjen, shkruan Indeksonline.

Ajo pak kohë më parë i dha fund beqarisë duke u martuar, me ç’rast mori edhe vëmendjen e mediave.

Fiona është mjaft aktive edhe nëpër rrjetet sociale.

Së fundmi në llogarinë e saj në Instagram ajo ka bërë të ditur se feston ditëlindjen, dhe me këtë rast ajo ka pranuar një dhuratë mjaft luksoze.

Ajo ka publikuar një veturë të markës ‘Range Rover’ të cilën e ka pranuar për ditëlindjen e saj. /Indeksonline/