75 Mall Live Search
22:00 / E Mërkurë, 13 Gusht 2025 / AR

Kjo është dhurata më e shtrenjtë që ka marrë Valbona

Në një nga mbrëmjet festive, ku “Pushime On Top” ishte i pranishëm me intervista nga personazhe të njohur, Valbona Mhilli nuk i shpëtoi pyetjeve pikante të moderatorëve Eni Shehu dhe Lei Kraja.

Mes bisedave për dhuratat më të veçanta, ish-banorja e “Big Brother VIP 4” tregoi se dhurata më e shtrenjtë që ka bërë ndonjëherë ka qenë një telefon, pa zbuluar për kë ishte.

Kur erdhi radha të fliste për dhuratën më të shtrenjtë që kishte marrë vetë, fillimisht tentoi ta shmangte përgjigjen. “Nuk e them dot se kam frikë se më bëjnë prapë dhuratë të tillë. E kam një,” – tha ajo duke qeshur.

Pas ngulmimit të Lei Krajës, Valbona pranoi me humor: “Po, ka qenë një makinë” dhe shtoi me ironi: “Më është bërë makina tani për t’u ndërruar.”