75 Mall Live Search
09:36 / E Martë, 16 Dhjetor 2025 / AR

Kjo është dhurata “modeste” që aktorja preferon për fundvit

Aktorja Blake Lively ka zbuluar se çfarë dhurate i pëlqen t’u bëjë miqve të saj kohët e fundit, një lojë Mahjong, seti i së cilës kushton 400 dollarë (340 euro).

Në një intervistë për “Vogue”-n, aktorja 38-vjeçare zbuloi se dhurata e saj e preferuar është bërë një set Mahjong, transmeton Indeksonline.

Çmimi i seteve të tilla varion nga 350 deri në 400 dollarë. “U kam mësuar miqve të mi si të luajnë Mahjong, megjithëse duhet të them se nuk jam një mësuese e çertifikuar. Por di mjaftueshëm për t’u mësuar miqve të mi si të luajnë me mua dhe gjithmonë përfundoj duke u dhënë atyre setin tim sepse janë të fiksuar”, tha Lively.

Ndjekësit në rrjete menjëherë filluan të komentonin mbi çmimin dhe vlerën e dhuratës. “400 dollarë për një set Mahjong?! Kjo është çmenduri”, komentoi një përdorues i Reddit. Të tjerë ranë dakord se “sigurisht që ka sete më të lira”, por gjithashtu se do të jepnin dhurata me këtë vlerë vetëm “për raste të veçanta”./Indeksonline/