75 Mall Live Search
12:58 / E Premte, 06 Shtator 2019 / indeksADMonline

Kjo është dita kur do të merret vendimi për trajnerin e ri të Vushtrrisë

Ekipi i promovuar këtë sezon në Superligën e Kosovës në futboll, KF Vushtrria tash e disa ditë është pa trajner, pas shkarkimit të Bekim Shotanit.

Indeksonline kishte raportuar ditë më parë se klubi vushtrrias ishte në bisedime me disa trajner edhe vendor edhe të huaj, përfshirë edhe ish-asistentin e Antonio Contes, megjithatë ende nuk është gjetur një gjuhë e përbashkët me asnjërin prej tyre.

Përgjegjësi i klubit për marrëdhënie me publikun, Menduh Abazi tregon për Indeksonline se fundi i kësaj jave do të jetë vendimtar për caktimin e trajnerit të ri të Vushtrrisë.

“Jemi ende në bisedime me trajnerët potencial të Vushtrrisë ndërsa gjatë kësaj jave deri të dielën më së largu do të bëhet e ditur se kush do të jetë trajneri i ri”- u shpreh Abazi./Indeksonline/