19:08 / E Shtunë, 16 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Kjo është domethënia e dizajnit të NEWBORN-it për këtë vit

Sikurse çdo përvjetor të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, edhe kësaj radhe, pamja e obeliskut ‘Newborn’ do të ndryshoj.

Ideatori dhe krijuesi i saj, Fisnik Ismaili ka publikuar fotografi të obeliskut, duke treguar domethënien e dizajnit të këtij viti, transmeton Indeksonline.

“N – nature/natyrë, E – energy/energji, W – water/ujë, B – bio/jetë , O – oxygen/oksigjen, R – recycle/riciklim, N – nature/natyrë”, ka shkruar Ismaili në Facebook.

Kujtojmë se cdo vit ky obelisk që simbolizon lindjen e një shteti të ri është ndryshuar, me mesazhe të ndryshme. /Indeksonline/