75 Mall Live Search
17:32 / E Premte, 08 Maj 2020 / indeksADMonline

Kjo është dosja voluminoze që Presidenca ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese

Në orën 16:00 ka përfunduar afati ligjor për dorëzimin e komenteve në Gjykatën Kushtetuese për Meritat e Kërkesës rreth lëndës së deponuar nga deputetët e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët kishin kontestuar dekretin e presidentit Thaçi dhe kishin kërkuar vlerësimin e kushtetutshmërisë së tij, që bazuar në propozimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti i ishte propozuar Kuvendit të Republikës së Kosovës kandidat për Kryeministër për ta formuar Qeverinë e re.

Në një fotografi që ka siguruar IndeksOnline shihet lënda shumë voluminoze që Zyra e Presidentit ka dorëzuar sot në Gjykatën Kushtetuese, në mbështetje të kushtetutshmërisë së dekretit të Thaçit.

Përmes një komunikate për media, Zyra e Presidentit sot ka thënë se si përfaqësues i unitetit të popullit dhe garantues i funksionimit demokratik dhe kushtetues të institucioneve, presidenti përmes nxjerrjes së dekretit nr. 24/2020 ka vepruar në kuadër të kompetencave të tij të përcaktuara me Kushtetutë dhe sipas standardeve të përcaktuara në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese në rastin KO103/14.