09:03 / E Martë, 07 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Kjo është e ardhmja e Danny Rose

Mbrojtësi i Tottenham Hotspur, Danny Rose nuk do të largohet nga Londra, transmeton IndeksOnline.

Anglezi thotë se nuk ka problem me menaxherin e tij pasi ka bërë komente kritike rreth politikës së transferimit në klub.

Rose këmbëngul se marrëdhënia e tij me trajnerin, Mauricio Pochettino është mjaftë i mirë, pavarësisht kritikave të shumta.

I riu shkaktoi polemika kur skuadra e tij kërkonte të shpenzonte para për yjet që duhet të hulumtohej në “Google” për t’i gjetur.

“Nga ana ime ajo harrohet. Mendoj se e kanë harruar edhe klubi. Nuk ka asnjë pikë qëndrimi për të kaluarën dhe tani dëshirojmë ta çojmë klubin përpara. Unë dhe menaxheri jemi mirë. Ai ka qenë kryesori për integrimin tim në këtë ekip. Synimi im është të fitoj trofe me Tottenhamin”, ka thënë Rose.
27-vjeçari ka luajtur për skuadra të njohura nga Anglia, Leeds United, Watford, Peterborought, Bristol City dhe Sunderland./IndeksOnline/