75 Mall Live Search
14:57 / E Diele, 23 Maj 2021 / OSH

“Kjo është e padrejtë”/ Pamje nga përplasja mes Policisë dhe qytetarëve në Kamenicë, Shipashnicë të Poshtme

Sot Policia e Kosovës dhe Inspektorët e Komunës së Kamenicës janë përballur me banorët e fshatit, Shipashnicë të Poshtme.

Banorët kanë dal në protestë kundër  mbylljes së shkollës, transmeton Indeksonline.

Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati tha se sot në Shipashnicë u sollën invertar për çerdhe.

Për shkak të protestave, Policia u detyrua të përdorin sprejin. Në pamjet që janë publikuar në rrjetet sociale, shihet që spreji është përdorur edhe kundër fëmijeve.

Ministria e Arsimit ende nuk ka dal me ndonjë komunikatë ndonjë në lidhje me këtë ngjarje./Indeksonline/