75 Mall Live Search
19:06 / E Enjte, 27 Gusht 2020 / indeksADMonline

Kjo është e tepërt – Silva, Jesus, Eric Garcia dhe 100 milionë euro për transferimin e Messit në City

Temë e javës në mediat ndërkombëtar është bërë largimi i Messit nga Barcelona, ndonëse ende nuk ka ndonjë gjë zyrtare.


Siç raportojnë mediat në Angli, Messi mund të kalojë te skuadra e Man Cityt për një shumë të çmendur parash, po ashtu thuhet se klubi i Cityt ofron tre lojtarë për të, përcjellë IndeksOnline

Nga faqja e njohur që bën përditësime për futbollin, “SPORT”, raportohet se Messi mund t’i bashkohet Guardiolës në skuadër me një shifër prej 100 milionë eurove si dhe futbollistët Bernardo Silva, Gabrie Jesus dhe Eric Garcia të futen në atë ofertë.


Nuk dihet se sa kjo ofertë është serioze, por në vazhdim mbetet të shihet gjithçka.