16:39 / E Hënë, 03 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Kjo është e vërteta pse policia e mori një zyrtare të administratës së Kuvendit

Derisa po mbahej seanca për votimin e Qeverisë Kurti, në oborrin e Kuvendit, Policia e Kosovës ka arrestuar një femër.

E njëjta sipas policisë kishte pasur telashe familjare dhe kishte qenë në gjendje të dehur, derisa thuhej se ishte nënpunëse e Kuvendit.

Ndërsa përmes një njoftimi për media, Drejtoria për Media dhe Marrëdhënie me Publikun e Kuvendit të Kosovës ka sqaruar këtë rast.

“Dëshirojmë të bëjmë me dije se gruaja për të cilën raportohet, është zyrtare e administratës së Kuvendit, e cila nuk është arrestuar, por në cilësi të të dëmtuarës (rast familjar), është përcjellë me automjete të policisë për në stacionin policor”, thuhet në njoftim./Indeksonline