13:32 / E Mërkurë, 03 Qershor 2020 / indeksADMonline

Kjo është familja e kryeministrit të ri të Kosovës, Avdullah Hoti

Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës kanë votuar Qeverinë e re e drejtuar nga Avdullah Hoti.

Me 61 vota pro, Avdullah Hoti nga sot është kryeministër i ri i Kosovës, transmeton Indeksonline.

I lindur më 4 shkurt 1976 (44 vjeç), Hoti vjen nga një fshat i Rahovecit, por jeton në Prishtinë,  është i martuar dhe ka dy djem.

Hoti me profesion është ekonomist, ndërsa së fundi ka qenë zëvendëskryeministër i Qeverisë së Kurtit.

Më poshtë portreti familjar i kryeministrit të ri: