15:58 / E Hënë, 09 Mars 2020 / indeksADMonline

Kjo është faqja ku mund t’i përcillni drejtpërdrejt shifrat e koronavirusit

Numri i personave të vdekur dhe të infektuar nga koronavirusi në mbarë botën vazhdimisht po ndryshon. Sidoqoftë, këto shifra mund të përcillen përmes një faqeje në internet, ku të dhënat plotësohen dhe rifreskohen shpesh.

Shifrat më të reja të personave të vdekur dhe të infektuar me koronavirus në botë mund t’i përcillni në këtë link: https://www.worldometers.info/coronavirus/?fbclid=IwAR0797RHkmaNFd4j-YXHzH6G4lokUnWF5tDGXZVRwyDWYU8GPfpQitxqz8g

Kjo faqe ofron edhe statistika në formë grafike në lidhje me rritjen e numrit të rasteve për secilën datë duke filluar nga 22 janari i këtij viti.

Në bazë të të dhënave që ndodhen në këtë faqe, tash për tash në botë janë mbi 111 mijë e 600 persona të infektuar, ndërsa mbi 3800 kanë vdekur.

Nga personat e infektuar, më shumë se 62 mijë janë shëruar nga virusi, kurse mbi 45 mijë persona janë duke u trajtuar. Rreth gjashtë mijë njerëz ndodhen në gjendje të rëndë.