16:30 / E Martë, 14 Maj 2019 / indeksADMonline

Kjo është forcë, ky njeri i pëlcet 42 kanaçe të birrës me kokë

Dëshira dhe epshi për t’u bërë i njohur në mbarë botën për ndonjë të arritur, i bën njerëzit të eksperimentojnë, duke rrezikuar shpesh edhe jetën e tyre.

Një burrë ka bërë diçka të pazakontë, duke hyrë kështu në Librin e rekordeve botërore ‘Guinness’, transmeton Indeksonline.

Muhammad Rashid nga Pakistan ka goditur me kokë 42 kanaçe të birrës, duke i shpërthyer për më pak se një minutë.

Ai pa u ndalur për asnjë sekondë, i godet me ballë kanaçet e renditura në një tavolinë të gjatë. /Indeksonline/