75 Mall Live Search
16:45 / E Shtunë, 17 Shkurt 2024 / G T

Kjo është forma e Elvis Rexhbeçaj, futbollisti nga Bundesliga që pritet të jetë ardhja e re te “Dardanët”

Federata e Futbollit të Kosovës sot gjatë ditës prezantoi trajnerin e ri, gjermanin Franco Foda.

Po i njëjti në konferencë për media tha se një lojtar nga Bundesliga do t’i bashkohet “Dardanëve”, shkruan Indeksonline

Emri i këtij futbollisti është Elvis Rexhbeçaj, futbollisti i Augsburgut.

“Rexhbeçajn e kam parë duke luajtur, besoj se do ta kontaktojë. Jam optimist se do të na bashkohet”, u shpreh trajneri i ri i Kosovës

26-vjeçari gjatë këtij sezoni në Bundesliga ka zhvilluar 21 ndeshje dhe ka shënuar dy gola.

Me klubin gjerman, Elvisi ka kontratë deri në vitin 2026 dhe shihet si një prej mesfushorëve më të mirë në klubin e Augsburgut.

Vlera e lojtarit shqiptar në sajtin e njohur “Transfermarkt” shkon deri në 3.5 milionë euro./Indeksonline/