Kjo është fuqia e erës, heq komplet kulmin e ndërtesës (Video)
Dukuritë natyrore janë nga më të ndryshmet, secila me fuqinë e saj të paimagjinueshme.
Në këtë video vërehet një erë e madhe, e cila fillimisht ngre pluhur në tërë qytetin, transmeton Indeksonline.
Persona që ishin në rrugë, nguten për të hipur në vetura dhe për t’u larguar nga një ndërtesë që ishte aty afër.
Por papritmas, era e fortë heq kulmin e një ndërtesë dhe e heq komplet në veturat e parkuara poshtë.
Nuk dihet nëse dikush ka pësuar nga kulmi, i cili ka rënë edhe mbi qytetarët. /Indeksonline/