75 Mall Live Search
21:35 / E Premte, 31 Janar 2025 / FR

“Kjo është Gjakova ime”, Hajdar Beqa i entuziazmuar me përkrahjen

Kandidati për deputet në radhët e PDK-së, Hajdar Beqa, ka marrë mbështetje të madhe në Gjakovë.

Beqa, përmes një postimi në facebook është shprehur se energji, entuziazëm dhe masivitet i pafund për fitoren e madhe të PDK-së që do të ndodhë më 9 shkurt.

Ndërsa theksoi se me vizion të qartë dhe forcë të pathyeshme, po e sjellim ndryshimin që Kosova meriton.

“Kjo është Gjakova ime!

Energji, entuziazëm dhe masivitet i pafund për fitoren e madhe të PDK-së që do të ndodhë më 9 shkurt.

Bashkë, me zemër e me vullnet, për një Kosovë më të mirë!

Me vizion të qartë dhe forcë të pathyeshme, po e sjellim ndryshimin që Kosova meriton!”, ka shkruar Beqa.

Kujtojmë se në zgjedhjet e 9 shkurtit, Hajdar Beqa, kandidon me numër 31./Indeksonline/