Kjo është gjendja aktuale në pikat e vendkalimeve kufitare
Në orët e mbrëmjes ka nisur rënia e dukshme e fluksit të automjeteve dhe kolonave në pothuajse të gjitha pikat e vendkalimeve kufitare të Kosovës.
Përjashtim bën vendkalimi kufitar Dheu i Bardhë ku kolona e automjeteve në hyrje të kësaj pike është deri në 100 metra, ndërsa pritjet e qytetarëve janë nga 20 deri në 30 minuta.
Kolonë e automjeteve deri në 100 metra është edhe në dalje të këtij vendkalimi kufitar me pritjet që zgjasin deri në 30 minuta.
Pritje ka edhe në hyrje të pikës tjetër kufitare Bërnjak, me pritjet deri në 30 minuta, por pa kolona të automjeteve.


