75 Mall Live Search
22:23 / E Hënë, 09 Mars 2026 / F.R

Kjo është gjendja e 44-vjeçarit që mbeti i plagosur në Skenderaj

Një person ka mbetur i lënduar sot rreth orës 21:04 në rrugën “28 Nëntor” në Skenderaj.

Zëdhënësi i Spitalit të Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, Shpend Fazliu deklaroi se gjendja aktuale e personit të plagosur është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.

“Në ora 21:37, në Spitalin e Përgjithshëm ” Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, në Shërbimin Emergjent, është sjellë një rast i plagosjes nga Skenderaj, 44 vjeçar. Aktualisht, me parametra stabil, jashtë rrezikut për jetë, po vazhdojnë ekzaminimet Radiologjike dhe trajtimi mjekësor!”, deklaroi Fazliu.

Në lidhje me rastin për IndeksOnline është deklaruar zëdhënës polici për rajonin e Mitrovicës së Jugut, Avni Zahiti, ku njoftoj se në vendin e ngjarjes janë gjetur gëzhoja dhe policia ka nisur hetimet për për identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar.