14:42 / E Premte, 06 Shtator 2019 / indeksADMonline

Gjendja e dy të plagosurve, në Prishtinë

Shefi i Klinikës Intensive, Shaqir Uka, ka thënë se dy nga të përfshirët në plagosjen me armë ditën e djeshme në “Mati 1”, janë shtrirë në QKUK.

Sipas Ukës gjendja e tyre është e rëndë, njëri nga plagosurit ka plagë në kokë e tjetri në gjoks.

Priten edhe rezultatet e tjera nga analizat dhe trajtimi i tyre do të vazhdojë, gjendja e tyre do të përcillet vazhdimisht.