75 Mall Live Search
16:49 / E Hënë, 06 Qershor 2022 / AR

Kjo është gjendja e gruas që u lëndua pasi e zuri lisi në Prishtinë

Një person ka humbur jetën dhe një tjetër është lënduar rëndë pas rrëzimit të një lisi në lagjen “Pejton” të Prishtinës.

E lënduara është duke u trajtuar në Klinikën Emergjente në QKUK.

Mjeku kujdestar, Ejup Govori njoftoi se 30-vjeçarja ka lëndime serioze në ekstremitet e poshtme dhe është jashtë rrezikut për jetë.

“Gjendja e saj është stabile, pra është jashtë rrezikut për jetë, por ka lëndime serioze në ekstremitet e poshtme. Ende nuk kemi raport të detajuar por dyshohet për frakturë”.

Tutje ai tregoi se e lënduara ka edhe dhimbje të shpinës dhe dyshohet se mund të ketë lëndime të unazës.

Tashmë trupin e pajetë të burrit që vdiq e ka marrë Mjekësia Ligjore, ndërkohë që Zjarrfikësit po pastrojnë vendin./Indeksonline/