22:21 / E Martë, 22 Tetor 2019 / indeksADMonline

Kjo është gjendja e invalidit që u godit nga vetura në Prishtinë

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 17: 00 në rrugën ‘Mon Balaj’ në Prishtinë.

Një veturë e tipit Golf ka goditur një person me karrocë invalidore, derisa viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Naser Syla, mjek kujdestar në Emergjencën e QKUK-së, ka thënë për Indeksonline se gjendja e personit të lënduar është stabile.

“Gjendja është stabile, është pranuar në ortopedi dhe atje po e vazhdon tretmanin e mëtutjeshëm”./Indeksonline/