10:17 / E Premte, 13 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Kjo është gjendja e këmbësores, që u godit në “zebër”

Në mëngjesin e sotëm një grua është goditur nga një veturë duke kaluar vijat e bardha.

Indeksonline ka raportuar për këtë rast në mëngjes.

Shaban Osmanollaj, toger në policinë e Prizrenit, ka treguar se ky aksident ka ndodhur rreth orës shtatë të mëngjesit.

Derisa Osmanollaj ka bërë të ditur se këmbësorja ka marrë lëndime të rënda trupore dhe është dërguar menjëherë në emergjencë.

“Sot rreth orës 07:45, në rrugën “Welsley Clark”, një këmbësore duke i kaluar në vija të bardha (zebër) është goditur nga një automjet për momentin ka lëndime të rënda, për shkak se është edhe e moshuar është dërguar në emergjencë në Prizren dhe në vendngjarje kanë dalë emergjenca edhe njësitet rajonale të policisë”, ka thënë Osmanollaj për media.