Kjo është gjendja e marketit në Prishtinë, pasi e plaçkiten hajnat!
Tre persona të maskuar dhe të armatosur rreth orës 18.00 kanë plaçkitur një pikë të një marketi në Prishtinë.

Në vendin e ngjarjes kanë arritur menjëherë Policia e Kosovës.
Indeksonline ka siguruar disa fotografi të gjendjes së marketit, pasi që është kryer grabitja.

Vlen të kujtojmë se njëri nga hajnat është arrestuar nga policia e Kosovës, dhe të njëjtit i janë konfiskuar gjëra të ndryshme si maska, pistoleta, dhe arka të cilën e ka vjedhur.

Me rastin në fjalë po merren hetuesia, ndërkohë që Indeksonline do të vazhdojë t’iu mbajë të informuar lidhur me rastin në fjalë. /Indeksonline/

