75 Mall Live Search
09:02 / E Premte, 18 Dhjetor 2020 / OSH

Kjo është gjendja e policit që u plagos sot në Prishtinë, nga hajnat që tentuan të vidhnin në një bankë

Sot rreth orës 05:36, disa persona kanë tentuar ta grabisnin Bankën Kombëtare Tregtare, në “Veternik” – Prishtinës.

Sipas Policisë së Kosovës, ata janë munduar t’i shmangeshin kapjes nga policia dhe si pasojë e kësaj një polic është plagosur në këmbë.

Daut Hoxha, zëdhënës në Policinë e Kosovës ka dhënë detaje shtesë, sa i përket gjendjes shëndetësore të zyrtarit, i cili ka marrë lëndime, pas përleshjes me të dyshuarit.

“Zyrtari policor është plagosur në këmbë dhe ai është dërguar në QKUK. Policia është angazhuar në trajtimin e rastit dhe veprime operacionale dhe hetimore janë në process”, ka thënë ai për IndeksOnline.

Ndryshe edhe më tej në vendin e ngjarjes po vazhdon të qëndrojë hetuesia. /IndeksOnline/