23:18 / E Martë, 28 Janar 2020 / indeksADMonline

Kjo është gjendja e policit që u soll në gjendje të rëndë në Prishtinë

Sami Thaçi, është polici i cili vdiq sonte gjatë një operacioni policor në fshatin Zhur të Prizrenit, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Gjatë këtij shpërthimi të lënduar kanë mbetur edhe policë të tjerë, njëri nga ta madje në gjendje kritike.

Mirëpo, Agron Itaku, mjeku kujdestar në Emergjencë për IndeksOnline ka treguar se gjendja e tij tani është stabile.

Itaku ka thënë se pjestari i policisë ka marrë lëndime në regjionin e fytyrës dhe në fyt.

“Është duke u trajtuar ende, është jasht rrezikut për jetë. Lëndimet i ka më së shumti në regjionin e fytyrës dhe në fyt”, ka thënë shkurt për IndeksOnline.

Ndërsa, pjesëtari tjetër i Policisë që ka mbetur i lënduar gjatë aksionit të antidrogës në Zhur të Prizrenit, është duke u trajtuar në Spitalin e Prizrenit.

“Polici i dytë është pranu tek ne në ortopedi dhe ky me plagë eksplozive, gjendja e tij është më stabile, por është jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë drejtori i Spitalit Afrim Avdaj./IndeksOnline/