Kjo është gjendja e rrugës ku ndodhi aksidenti tragjik në Gjilan
Rruga ku sot ndodhi aksidenti tragjik në Gjilan, është pastruar dhe është hapur për qarkullim.

Pas hapjes për qarkullim, janë krijuar kolona të gjata të veturave, shkruan Indeksonline.

Gjatë ditës së sotme nga aksidenti zingjiror, mbeti i vdekur një person dhe lëndime kanë pësuar afro 20 persona.

Disa nga të lënduarit po trajtohen në Gjilan, e disa janë sjellë në Prishtinë./Indeksonline/