Kjo është gjendja e tre fëmijëve që shpëtuan nga zjarri në Prizren
Tre fëmijët që u shpëtuan nga zjarri që kaploi një shtëpi banimi në Prizren, tani janë në gjendje stabile.
Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit bëri të ditur se mosha e fëmijëve është 4, 6 dhe 10 vjeç. Ndërkaq, si pasojë e flakëve që kishin shpërthyer në shtëpi, një fëmijë i moshës rreth 1 vjeçe ka humbur jetën.
“Sot, rreth orës 10:25, me autoambulancën e Urgjencës së qytetit, në Emergjencën e Spitalit të Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren është sjellë një fëmijë pa shenja jete, nga një shtëpi që ishte kapluar nga flaka. Mjeku i emergjencës ka konstatuar vdekjen e fëmijës, i lindur në vitin 2024”.
“Nga i njëjti rast, në repartin e pediatrisë janë sjellë edhe tre fëmijë të tjerë, me moshë 4, 6 dhe 10 vjeç, si pasojë e intoksikimit nga tymi. Gjendja e tyre është stabile dhe ata po trajtohen në repartin e pediatrisë”, thuhet në përgjigje.

