Kjo është gjendja e veturës që u aksidentua frikshëm dje në Gjakovë

Një aksident i frikshëm ka ndodhur mesditën e djeshme në fshatin Meje të Gjakovës. Në një kthesë të madhe, vetura është futur me shpejtësi të madhe ku edhe e ka humbur kontrollin.
Për fat të mirë, shoferi ka pësuar me lëndime të lehta.
Por, vetura e tij e tipit Peugeot është dëmtuar e tëra dhe shoferi duhet të ndihet fatlum që është gjallë./Indeksonline/