Kjo është gjendja në Gazimestan pasi festimet e Vidovdanit u zhvendosën në Graçanicë
Situatë e qetë vijon të jetë në Gazimestan, pasi manifestimi i serbëve për Vidovdan është zhvendosur në manastirin e Graçanicës.
Atje ka qytetarë të paktë, derisa shihen disa ekipe policore në rrugët drejt monumentit memorial, raporton Indeksonline.

Po ashtu, KFOR-i po monitoron situatën me helikopter.
Bejmë të ditur se një numër i madh i qytetarëve në Graçanicë janë mbledhur dhe janë duke berë ritualet e tyre për këtë festë.





