23:02 / E Martë, 28 Mars 2023 / shkelqim osmanaj

Kjo është gjendja në grupin e Kosovës pas dy xhirove

Ka përfunduar edhe xhiroja e dytë në grupin I të kualifikimeve për Kampionatin Evropian të vitit 2024.

Kosova zhgënjeu duke barazuar 1:1 me Andorrën në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Pas dy xhirove në grupin I, Zvicra dhe Rumania prijnë me nga gjashtë pikë në dy pozitat e para.

Kosova është në vendin e tretë me dy pikë, e ndjekur nga Andorra dhe Izraeli me nga një pikë në pozitën e katërt, respektivisht të pestë.

Në fund të renditjes është Bjellorusia pa pikë të fituara.

Kujtojmë se dy vendet e para në grup kualifikohen në Euro 2024.